Thaçi flet për raportet me Limajn: Edhe e dua edhe e kam shok

Thaçi flet për raportet me Limajn: Edhe e dua edhe e kam shok

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për raportet që ka me zëvendës kryeministrin, Fatmir Limajn.

Ai mbrëmë në emisionin Oxygen tha për Limajn se e ka shokë dhe e don. Ai kujtoj kohërat e luftës kur e kanë ndihmuar e shpëtuar njëri-tjetrin.

“I kemi ndihmuar dhe e shpëtuam njëri-tjetrin. Edhe e dua edhe e kam shok. Gjithmonë do ta respektoj sakrificën e përbashkët për liri dhe pavarësi”, ka thënë ai.

Presidenti Thaçi kur u pyet për kreun e Vetëvendosjes, Albin kurtin, nuk pati asnjë mendim.

Ai tha: ‘Nuk mendoj hiç, s’kam asnjë arsye të mendoj’.

Për kryetarin e LDK-së Isa Mustafën, Presidenti tha se ka një bashkëpunim shumë të mirë me të poashtu i uroi gjithë të mirat për shëndetin e tij. /Insajderi.com