Rusia nuk e pranon emrin e ri të Maqedonisë

Rusia nuk e pranon emrin e ri të Maqedonisë

Rusia nuk e pranon ndryshimin e emrit të Maqedonisë. Pas votimit në Kuvend, nëpërmjet profit në rrjetin social “Twitter” të Ambasadës ruse, Rusia dërgoi një mesazh ku thotë se e pranon Maqedoninë nën emrin e saj kushtetues dhe se këtë qëndrim nuk do ta ndryshojë.

“Rusia e ka njohur Republikën e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues më shumë se para 26 vjetësh dhe nuk do ta ndryshon qëndrimin e saj”, shkruan në profilin e Ambasadës ruse në Shkup, shkruan KsP.