Gani Geci: Kështu e vrava Ruzhdi Shaqirin – Baksin

Gani Geci: Kështu e vrava Ruzhdi Shaqirin – Baksin

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci ka thënë se Ruzhdi Shaqirit i ishte premtuar një hise e madhe toke në Fushë Kosovë në këmbim të vrasjes së tij.

Këtu mund ta shikoni pjesën e dytë të InDoks, të titulluar: “Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë”.

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa II)

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa II)Detaje ekskluzive nga dokumentet e Prokurorisë kundër grupit të Arben Bashotës.Mësoni si tentuan të ndikohen gjyqtarët e si u kërcënuan dëshmitarët, e si u përfshinë në këtë betejë për këtë tokë një familje serbe dhe se si u falsifikuan një sreri dokumentesh nga grupi i Bashotës e Baksit, i vrarë nga Gani Geci. #InDoks, prodhim i Insajderit me autor Visar Duriqi

Posted by Insajderi on Sunday, 21 October 2018

Geci ka thënë se toka për të cilën Indoks realizoi një dokumentar, i cili dëshmon se disa grupe kriminale janë përplasur për të pasur kontroll mbi të, i ishte premtuar Ruzhdi Shaqirit, të cilin ai e kishte vrarë më 14 gusht të vitit 2014 pasi po atë ditë Shaqiri kishte tentuar ta vrasë ish-deputetin e LDK-së.

“Toka e cila iu premtua Ruzhdi Shaqirit nëse do më vriste mua”, shkroi Geci në një postim në Facebook, teksa e kishte shpërndarë dokumentarin e realizuar nga InDoks, prodhim i Insajderit.

Postimi i ish-deputetit, Gani Geci.

Ruzhdi Shaqiri, kishte qenë i përfshirë në një marrëveshje, ku së bashku me dy ish-komandatë të UCK-së, Sami Lushtaku dhe Sylejman Selimin, kishin rënë në ujdi të stilit mafioz, që të shmanget sistemi gjyqësor në Kosovë.

Indoks ka transmetuar dy pjesët e dokumentarit ë titulluar “Beteja Mafioze për Tokën e Shenjtë.

Bëhet fjalë për një hise të madhe toke në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë për të cilën ka afro një dekadë e gjysmë që përplasen disa grupe për ta marrë nën kontroll.

Janë mbi 10 hektarë për të cilët që nga viti 2004 ka pasur fjalosje, zënka, gjuajtje me armë, dhjetëra të plagosur. Ka pasur kërcënime e shantazhe.

Këtu mund ta shikoni pjesën e dytë të InDoks, të titulluar: “Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë”

LEXO EDHE: https://insajderi.com/keta-jane-dy-komandantet-e-uck-se-qe-u-perfshine-ne-marreveshjen-mafioze/