Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person të dyshuar i cili me thikë e ka goditur një person tjetër, në vendin e tij të punës. Shkaku ishte një mosmarrëveshje verbale.
Të njëjtit i ka shkaktuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Nga i dyshuari është konfiskuar thika e cila dyshohet se ishte përdorur në rast.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.