Grupi në Facebook ku të rinjtë po argëtohen me Fisnik Ismailin, e nxisin që të shfaqë vulgaritetin

Grupi në Facebook ku të rinjtë po argëtohen me Fisnik Ismailin, e nxisin që të shfaqë vulgaritetin

Maniakë t’Ankimit quhet grupi i formuar në rrjetin social Facebook disa javë më parë, në të cilin po shfaqet vulgariteti i skajshëm i deputetit të Partisë Socialdemokrate (PSD), Fisnik Ismaili.

Deputeti i PSD-së, i cili ka fituar mandatin e deputetit me Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e 11 qershorit të vitit të kaluar, po nxitet nga anëtarët e këtij grupi në Facebook që të përdor gjuhë vulgare. Ai po i përgjigjet pozitivisht nxitjes së tyre.

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa II)

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa II)Detaje ekskluzive nga dokumentet e Prokurorisë kundër grupit të Arben Bashotës.Mësoni si tentuan të ndikohen gjyqtarët e si u kërcënuan dëshmitarët, e si u përfshinë në këtë betejë për këtë tokë një familje serbe dhe se si u falsifikuan një sreri dokumentesh nga grupi i Bashotës e Baksit, i vrarë nga Gani Geci. #InDoks, prodhim i Insajderit me autor Visar Duriqi

Posted by Insajderi on Sunday, 21 October 2018

Pasi Insajderi raportoi të dielën për gjuhën vulgare që deputeti Ismaili kishte përdorur disa ditë më parë ndaj një qytetari – po ashtu anëtar i grupit Maniakë t’Ankimit, vulgariteti i Ismailit ka vazhduar edhe të hënën.

Ismaili, i cili është mjaft aktiv në grupin e sapo formuar ku janë mbledhur të ashtuquajturit “maniakë t’ankimit”, përplaset verbalisht pothuajse me secilin anëtarë grupi që komenton lidhur me të. Deputeti bie në nivelin e të rinjve që e nxisin atë për të përdorur fjalor vulgar.

Insajderi sjell disa raste kur deputeti i Kuvendit të Kosovës përdor gjuhë vulgare me të rinjtë në Facebook: