Qeveria korrigjon listën e kandidatëve për kryesues të ZRRE-së – komisioni e procedon atë në kuvend

Qeveria korrigjon listën e kandidatëve për kryesues të ZRRE-së – komisioni e procedon atë në kuvend

Komisioni për Zhvillim Ekonomik sot ka proceduar në Kuvend emrat e kandidatëve për kryesues të Bordit të ZRRE-së.

Komisioni i dha driten e gjelbër kësaj liste vetëm pasi qeveria korrigjoi listën nga ku fillimisht kishte larguar kandidatin Fadil Ismaili dhe Përparim Kabashi.

Lista me emrat e tyre dhe dy emrat tjerë që i janë dërguar më herët kuvendit janë Bekim Jakupi dhe Petrit Pepaj.