Në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomi, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal kryesuesja e Komisionit Sala Berisha Shala dhe anëtarja Hykmete Bajrami janë përplasur mes vete.
Sala Berisha Shala i tha deputetes Hykmete Bajrami “bubrrec je për mu”.
Përplasja nisi gajtë debatit për panelin vlerësues për anëtarët e Bordit të KOSTT.
Fillimisht Hykmete Bajrami tha se “ju mos u merrni me mua se nuk keni shancë me më citu mu”.
“Për me i mbështetë militantët tonë krejt kemi aftësi më i mbështetë. Unë e di që ndikimi im është 0 këtu”, tha Bajrami e LDK-së.
“Shumë mirë që e din”, iu përgjigj Sala Berisha- Shala.
Hykmete Bajrami e vazhdoi polemikën rreth kësaj çështjeje.
“Nuk po e kuptoj pse nuk po e hap komisionin. Ne po dyshojmë që ju po e kufizoni numrin e anëtarëve të komisionit intervistues, keni qëllime të caktuara”, tha ajo.
“Mirë që e ke kuptu që ke ndikim zero. Sa herë që çohesh me disponim ndryshe ne nuk mundemi me hapë këtë çështje… Po dokesh amatore në politike me këto sjellje të vrazhda”, u përgjigj sërish Berisha Shala.
“Unë e di që ju vjedhni”, replikoi deputetja e LDK-së.