Segmenti i autostradës Prishtinë-Pejë në Balincë përfundon në nëntor

Segmenti i autostradës Prishtinë-Pejë në Balincë përfundon në nëntor

Punimet në afërsi të urës së Balincës, në autostradën Prishtinë-Pejë, pritet të përfundojnë në fund të muajit nëntor dhe që ky segment të jetë i gatshëm për qarkullim të veturave, sipas Ministrisë së Infrastrukturës.

Sot ministri Pal Lekaj ka inspektuar nga afër punimet. Aty ka dëgjuar preokupimet e qytetarëve të Balincës për projektin. Sipas njoftimit, Lekaj i ka siguruar qytetarët se projekti do të bëhet sipas standardeve dhe projektit të paraparë.

“Gjatë kësaj vizite, Lekaj ka kërkuar nga kompania kontraktuese e cila ka përsipër ndërtimin e kësaj ure, të punojnë në mënyrë korrekte dhe në bazë të specifikacioneve të parapara me kontratë”, thuhet më tej në njoftim.