Nëse presidenti Hashim Thaçi në konferencën që pritet të mbahet më 11 nëntor, flet sërish për shkëmbime të territoreve, atëherë Lëvizja Vetëvendosje, do të organizojë protestën e radhës në sheshet e Prishtinës.
Kështu ka thënë për Insajderi, shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.
Ai ka shtuar se nëse do të jetë e nevojshme organizimi i protestës së radhës, do të bëhet në bashkëpunim me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kurse, sa i përket PSD-së, Konjufca tha se kjo parti mund të ndihmojë në organizimin e protestës, por nuk do të ketë ftesë që të marrë pjesë si parti politike.
Intervista e plotë e shefin e Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca