Gani Thaçi shtron zullumin edhe me grushte në BSK

Nga emërimi i njerëzve të afërm në Byron Kosovare të Sigurimeve deri te rrahja e drejtorëve. Fuqia e Gani Thaçit, vëllaut të presidentit Hashim Thaçi brenda BKS-së.

Gani Thaçi shtron zullumin edhe me grushte në BSK

Gani Thaçi, vëllai i madh i presidentit Hashim Thaçi, për vite të tëra e mbajti pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Byros Kosovare të Sigurimeve.

Ishte njeriu më i fuqishëm brenda këtij institucioni, që zëvendëson Shoqatën e Kompanive të Sigurimeve dhe që përfaqësonte industrinë e sigurimeve në Kosovë.

Deri në mars të këtij viti Thaçi, mbajti këtë pozitë. Tash ai është koordinator i Byrosë Kosovare të Sigurimeve.

Ndikimin e tij e shtriji më tej duke emëruar njerëz të afërt në krye të pozitave të rëndësishme në BKS.

Insajderi pati zbuluar se Edona Ahmeti, reja e Gani Thaçit ishte emëruar në postin e drejtoreshës për Karton të Gjelbërt. Menjëherë pas raportimit të Insajderit, ajo dha dorëheqje nga kjo pozitë, duke u rikthyer përsëri në të njëjtën pozitë në qershor të këtij viti.

Milionat e Departamentit të Kartonit të Gjelbër të Byros Kosovare të Sigurimeve, vazhdojnë të drejtohen nga ajo. Mbi 100 milionë euro kishin përfituar kompanitë e sigurimeve nga mos anëtarësimi i Kosovës në Kartonin e Gjelbërt. BKS-ja vazhdimisht ishte kritikuar për zvarritjen e procesit të aplikimit.

Përveç këtij ndikimi, fuqinë e tij Gani Thaçi e dëshmoi edhe sot.

Rrahu fizikisht dy drejtor të tij.

Gjatë një mbledhje të mbajtur në zyret e Byrosë Kosovare të Sigurimeve, sulmoi fizikisht Drejtorin ekzekutiv, Blerim Pushkollin dhe kryetarin e bordit,  Giani Sokoliq.

 

Kartoni i Gjelbërt- Emërohet drejtoreshë e dashura e djalit të Gani Thaçit

Milionat e Kartonit të Gjelbër- Familja Thaçi rrit fuqinë brenda Byrosë së Sigurimeve

Dy dorëheqje brenda ditës pas raportimeve të Insajderit