Kuvendi komunal i Mitrovicës, sot ka miratuar propozimin e asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për vendosjen e shtatores së komandantit, Adem Jashari.
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, asamblisti i PDK-së, Donjet Bislimi ku tha se në këtë seancë nuk ka munguar edhe debati i ashpër për propozimin në fjalë.
“Pas një debati të ashpër, arritëm që përfundimisht të miratojmë propozimin tonë si rekomandim drejtuar ekzekutivit të Komunës, që sa më shpejt të jetë e mundur të vendoset shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari në Mitrovicë. Mitrovicë urime”, ka shkruar Bislimi në Facebook.