Nesër protesta e gjashtë e grupit #PROTESTOJ

Nesër protesta e gjashtë e grupit #PROTESTOJ

Grupi i qytetarëve #Protestoj ka njoftuar se nesër do të mbajë protestën e gjashtë me radhë që prej fillimit të publikimit të “Dosjes së Shefave”nga Gazeta online Insajderi, kundër siç kanë thënë krimit dhe korrupsionit në vend.

Edona Bajramaj njëra nga organizatoret e protestës përmes konferencës për media njoftoi se protesta do të mbahet nesër duke filluar nga ora 17:00, duke thënë se qëllimi i saj është kundërshtimi i krimit dhe korrupsionit nga protagonistët e përgjimeve.

Aktivizimi i Grupit të Qytetarëve #PROTESTOJ erdhën pas publikimit të përgjimeve telefonike mes Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci me funksionar të lartë të partisë – përfshirë këtu edhe kryetarin aktual Kadri Veseli dhe ish-kryetarin Hashim Thaçi, aktualisht president i vendit – përmes të cilave dëshmohet se si kjo parti shtrinë ndikimin e vet në institucionet publike të vendit përmes punësimeve të njerëzve të afërt me ta./Insajderi.com