
Në dokumentarin e InDoks, të realizuar për idenë e presidentit Thaçi për korrigjimin e kufijve, ka folur edhe deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.
Ai ka thënë se kjo temë duhet të merret me qetësi, pikërisht nga fakti që vjen nga një person siç është Hashim Thaçi.
Selmanaj ka thënë se është fatkeqësi për vendin që ka një president të tillë, të cilin ka thënë se nuk duhet ta marr askush seriozisht.
Por Selmanaj ka një kërkesë për banoret e Luginës.
Ai ka thënë se kërkon mirëkuptimin e tyre, dhe që ata ti kuptojnë drejt, se nuk po i kundërshtojnë ata, por mashtrimet e presidentit.
“Prej këtij presidenti gjithcka pritet. Prandaj, duhet ta marrim me qetësi këtë temë. Duhet ta marrin joseriozisht këtë person. Është president, por është fatkeqësi për vendit që është president. Shihe cfarë loje po e bënë me shqiptarët e Luginës së Preshevës. Të bëhet presidenti pjesë e një loje të Serbisë, këtë nuk e kemi pritur. Shqiptarët e Preshevës janë manipuluar. Ata nuk e meritojnë që kjo lojë të ju vijë nga një shqiptar. Më keq nuk kanë cfarë të pësojnë. Ata vecse janë në gjendje të keqe. Unë i lus dhe kërkoj mirëkuptimin e shqiptarëve të Preshevës, jo që ne jemi kundër bashkimit të tyre me Kosovë, por që gjeopolitika është e tillë”.
Më poshtë gjeni dokumentarin e plotë nga InDoks:
InDoks | Mallkimi kinez për Thaçin
InDoks | Mallkimi kinez për ThaçinIdeja për korrigjim kufijsh e presidentit Hashim Thaçi shkaktoi përçarje në #Kosovë, por cila është e vërteta e kësaj inicative?Ekipi i #InDoks që ka udhëtuar në Luginën e Preshevës dhe Beograd, si dhe ka zhvilluar një hulutmtim edhe në Kosovë. Si e presin këtë ide në këto tri vende?Pse në Beograd ideja patriotike e populliste e Thaçit has në gozhdë të madhe?Pse doli Kina kundër " ëndrrës" së Thaçit"?A mundet presidenti t'i mund investimet miliardshe kineze pikërisht në autostradën që kalon mes Luginës së Preshevës?Ndiqeni këtë të sonte në RTV Dukagjini dhe #LIVE në faqen e Gazetës Insajderi në #Facebook . Indoks me autor Visar Duriqi.
Posted by Insajderi on Sunday, 28 October 2018