Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari-Lila është kundër diskutimit me Serbinë të çështjes së ndryshimit të kufijve. Ajo thotë se te vendi fqinj nuk duhet të ketë besim.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës Mimoza Kusari-Lila nuk është kundër dialogut me Serbinë. Por ajo nuk pajtohet se me presidentin serb Aleksandar Vuçiq duhet të diskutohet ndryshimi i kufijve.
Thotë se me Serbinë janë arritur marrëveshje të shumta, por se Beogradi zyrtar nuk i ka zbatuar kurrë.
“Ka marrëveshje me firmën e tyre që nuk zbatohen kurrë’, tha Kusari-Lila në Pressing.
“Serbia është 24 orë aktive në prishjen e secilit raport diplomatik që Kosova ka krijuar me vendet e tjera”, thotë ajo.
“Është një Serbi që aktivisht punon në prishjen e asaj që është ndërtuar në dialog”, shtoi ajo.