Burri nga Prizreni vdes pasi bie në kontakt me kabllot e rrymës

Një person ka vdekur dje në fshatin Struzhë të Prizrenit.

I njëjti ka qenë duke punuar në rrjetin elektrik, dhe ka rënë në kontakt me kabllot e rrymës.

“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke punuar në rrjetin elektrik, aksidentalisht ka rënë në kontakt me kabllon e rrymës dhe si pasojë ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Insajderi.com