Veseli: Presidenti nuk zgjidhet këtë javë

Veseli: Presidenti nuk zgjidhet këtë javë

Nga Brukseli, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se zyrtarisht presidenti i ri i Kosovës nuk do të zgjidhet brenda kësaj jave, duke hequr mundësinë e votimit të Hashim Thaçit në seancën e së premtes.

“Kemi thirrur seancë për të premten seancë që ndërlidhet pikërisht me liberalizim të vizave”, tha Veseli, në një intervistë për televizionin publik, raporton Insajderi.

Mirëpo ai nuk ka përcaktuar ndonjë ditë apo datë se kur do të thirret seanca kur do të zgjidhet presidenti, po ka treguar se ajo seancë do të jetë solemne “sa më legale e kushtetuese”.

“Por seanca e zgjidhjes së presidentit do të jetë e veçantë, e do të jetë një seancë siç e meriton presidenti”, tha Veseli.

Para dy ditësh, Insajderi kishte raportuar se javën e fundit të muajit shkurt, pritet të thirret seancë e jashtëzakonshme me një pikë të rendit të ditës: zgjedhja e presidentit të Kosovës./Insajderi