Me aeroplanë prej letre, qindra protestues të mbledhur para Qeverisë së Kosovës kanë gjuajtur objektin e këtij institucioni si shenjë pakënaqësie për korrupsionin dhe punësimet partiake të bëra nga politikanët që qeverisin vendin.
Me të mbërritur para objektit të Qeverisë së Kosovës, protestuesit e mbledhur për të gjashtën herë, kanë lexuar një betim qytetar sipas të cilit thuhet se do të vazhdohet të protestohet deri në rrëzim të sistemit të korruptuar dhe Qeverisë së Kosovës.
Publikimet e përgjimeve nga Gazeta online Insajderi me “Dosjen e Shefave” ka ngjallur reagime tek organizata të ndryshme jo qeveritare dhe qytetarë të ndryshëm të cilët kanë vendosur që përmes aktiviteteve dhe protestave të kundërshtojnë politikanët e përfshirë në skandalin”Dosja e shefave“./Insajderi.com