Të martën vazhdon protesta ‘kundër korrupsionit dhe krimit institucional’

Të martën vazhdon protesta ‘kundër korrupsionit dhe krimit institucional’

Grupi i Qytetarëve #Protestoj kanë njoftuar të shtunën se protesta e shtatë me radhë kundër korrupsionit do të mbahet të martën më 30 gusht në ora 17. Njoftimin e kanë dhënë përmes faqes së tyre në Facebook duke sqaruar se ashtu siç tashmë është bërë zakon, protestuesit do të mblidhen në sheshin Zahir Pajaziti në orën 17.

#Protestoj ka thënë se “për të shtatën herë vazhdon protesta kundër mendësisë ‘Pronto’, kundër korrupsionit e krimit institucional” ndërsa si kërkesë kanë dorëheqjen dhe hetimin penal të të përfshirëve në përgjimet publike të publikuara nga Insajderi dhe për shkarkimin e të gjitha bordeve të ndërmarrjeve publike.

Protestat kanë filluar të organizohen para rreth tre javësh, vetëm disa ditë pasi që Insajderi filloi me publikimin e Dosjes së Shefave – një seri përgjimesh telefonike të zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, që dëshmojnë ndikimin e kësaj partie në institucione të pavarura publike të vendit.

Deri më tani, protestave të thirrura u janë përgjigjur qindra protestues.  Në protestën e fundit, protestuesit kanë “bombarduar” me aeroplanë të letrës ndërtesën e qeverisë, kurse para këasj kanë hedhur edhe letra tualeti dhe qese uji./Inasjderi.com