Shërbimi Korrektues jep detaje për arratisjen e dy të burgosurve nga burgu i Lipjanit

Shërbimi Korrektues jep detaje për arratisjen e dy të burgosurve nga burgu i Lipjanit

Dy zyrtarë të Shërbimit Korrektues në Lipjan janë suspenduar pas ikjes së dy të burgosurve të mitur nga ky institucion.

Sipas një njoftimi të Shërbimit Korrektues të Kosovës, ikja e dy të burgosurve ka ndodhur sot në mëngjes, gjatë kohës së shëtitjes.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin se sot në ora 09.05 minuta nga Qendra Korrektuese në Lipjan janë arratisur 2 të mitur. Të miturit e arratisur ishin në vuajtje të masës edukuese-korrektuese. Të miturit janë arratisur gjatë kohës së shëtitjes. Me këtë rast janë suspenduar 2 Zyrtarë Korrektues”, thuhet në komunikatë

Tutje, Shërbimi Korrektues thotë se për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës si dhe ndaj dy të miturve është lëshuar letër – rreshtim.