Florijeta Rugova, 23-vjeçare, ndërroi jetë të premten e kësaj jave, si pasojë e një aksidenti që ndodhi ditë më parë në Prishtinë, ku humbi jetën edhe 30-vjeçarja Lendita B" />

Ndizen qirinj në përkujtim të 23-vjeçares që vdiq pas goditjes nga vetura në Prishtinë

Ndizen qirinj në përkujtim të 23-vjeçares që vdiq pas goditjes nga vetura në Prishtinë

Florijeta Rugova, 23-vjeçare, ndërroi jetë të premten e kësaj jave, si pasojë e një aksidenti që ndodhi ditë më parë në Prishtinë, ku humbi jetën edhe 30-vjeçarja Lendita Bardhi.

Në përkujtim të vajzës që ndërroi jetë, në mbrëmjen e sotme, në Vrellë të Istogut, familjarë, miq e banorë të shumtë janë mbledhur që të ndezin qirinj, në shenjë vetëdijesimi për respektimin e shenjave të komunikacionit, përcjell indeksonline.

Florijeta ishte në repartin e Intensivës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, që prej ditës së aksidentit, por nuk arriti t’i mbijetojë goditjes së rëndë që mori nga vetura.

23 vjeçarja që ndërroi jetë të premten është edhe një viktimë më tepër e aksidenteve rrugore që në vend janë bërë shumë të shpeshta.

Më poshtë keni disa fotografi nga ndezja e qirinjve sonte në Istog.