Grabitje e armatosur në një bankë në ‘Kodrën e Trimave’

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në filialin të një banke në lagjen ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë .

Policia ka njoftuar se kjo grabitje është realizuar nën kërcënimin e armëve, ku tre persona të maskuar, kanë grabitur një sasi të parave, kanë sulmuar fizikisht një nga zyrtarët e bankës dhe pasi kanë shtënë njëherë në ajër, janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas policisë, zyrtari i bankës si pasojë e lëndimeve të marra është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Policia ka njoftuar se po punon për identifikimin e personave të dyshuar dhe vendndodhjen e tyre.

Policia ka ftuar qytetarët të cilët kanë informacione lidhur me rastet kriminale e veçanërisht këtë rast të mbështesin policinë me informacionet e tyre për hetimin dhe zbulimin e akteve të tilla.