Zeka i përgjigjet Jakup Krasniqit: Do të flas edhe për veprimet e tua

Zeka i përgjigjet Jakup Krasniqit: Do të flas edhe për veprimet e tua

Milaim Zeka, deputeti i Nismës Socialdemokrate ka nisur një debat të ashpër edhe me njeriun që dikur e pranoi në parti.

Fjala është për kryetarin e këshillit kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqin.

Ky i fundit mbrëmë në një postim në facebook tha se është penduar që ia ka mundësuar Milaim Zekës kandidimin për deputetë.

“Nëse gjatë këtyre viteve pendohem për ndonjë veprim timin është: Pranimi i Milaim Zekës që të garoi në Listën e Nismës për deputet i Kuvendit të Kosovës. Për ketë gabim timin, qytetarëve të Kosovës, burrave e grave U KËRKOJ FALJE! U kërkoj falje për gjuhën që ai përdor në Kuvendin e Kosovës dhe e cila gjuhë e degraduar hynë në çdo familje shqiptare”, kishte shkruar Krasniqi.

Ndaj kësaj reagoi menjëherë deputeti i Nismës.

Në postimin e Krasniqit ai u përgjigj duke thënë se një ditë do të flas edhe për të bëmat e tij, duke mos treguar se për çka bëhet fjalë.

Madje tha se nuk pendohet as për gjuhën vulgare.

“Ty të pengon fjalori im, ndërsa mu me kane pengu veprimet tua, për te cilat do te flas një dite. Ty te pengon fjalori im, sepse ai fjalor e godet hajnin, hipokritin, te pabesin dhe shkatërrimtarin e shtetit. Unë nuk jam penduar për asgjë. Kam vetëm nje pyetje: Çka kam perfitu unë nga politika dhe Nisma?!!! Hajt ma thuaj vetëm nje gje?. Fjalori im i pengon vetëm profiterat, askënd tjetër…”, ka shkruar Zeka.

Milaim Zeka ishte bërë anëtar i Nismës në majin e vitit 2017. /zeri