Inspektorati i arsimit vendos pro Fakultetit Filozofik për konkursin në Departamentin e Sociologjisë

Inspektorati i arsimit vendos pro Fakultetit Filozofik për konkursin në Departamentin e Sociologjisë

Inspektorati i arsimit, në kuadër të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MKRS), ka marr vendim që dekanit të Fakultetit Filozofik, Bujar Dugollit t’i aprovohet ankesa të cilën e kishte parashtruar më 28 shtator të këtij viti, lidhur me konkursin në Departamentin e Sociologjisë për pozitën bashkëpunëtor i jashtëm për ushtime.

Në vendimin të cilin e ka siguruar Gazeta Insajderi thuhet se “Mbetet në fuqi zgjedhja e bashkëpunëtorëve të jashtëm e propozuar nga Këshilli i Fakultetit Filozofik për pozitën bashkëpunëtor i jashtëm për ushtrime, për lëndët: Sociologji e zhvillimit, Identiteti dhe vlerat sociale, Familja dhe socializmi, Migrimet dhe diaspora, Sociologjia e migrimeve, për konkursin e dt.19.09.2017”.

Në arsyetimin e Inspektoratit të arsimit thuhet se organet e Fakultetit Filozofik i kanë zhvilluar të gjitha procedurat për zgjedhjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm.

“Duke pasur parasysh se kompetentë për të vlerësuar se kandidatët e zgjedhur se a i kanë plotësuar ose jo kriteret e konkursit është komisioni Recenzues/Vlerësuaes dhe në këtë rast Komisioni në fjalë ka rekomanduar kandidaten Arbëresha Maloku, u vendos si në diapozitiv të këtij vendimi. Duke u bazuar në të gjitha këto të dhëna, u vendos si në diapozitiv të këtij vendimi”, thuhet në ankesën e inspektoratit të arsimit.

Për këtë pozitë [bashkëpunëtore të jashtme për ushtrime], Fakulteti Filozofik kishte rekomanduar kandidatet, Arbëresha Maloku dhe Mejreme Gashi. Me ç’rast komisioni vlerësues kishte zgjedhur kandidaten, Arbëresha Maloku.

Mirëpo kundër kësaj zgjedhje kishte qenë, njëri nga aplikantët, Labinot Kunushevci. Ai kishte konsideruar se ky vlerësim ishte i padrejtë. Sipas tij, kualifikimi i tij ishte më adekuat sesa i kandidates Maloku.

E lidhur me këtë kandidati Kunushevci ishte ankuar në njësinë akademike. Mirëpo komisioni i ankesave kishte refuzuar atë duke i dhënë të drejtë Komisionit vlerësues. Kunushevci kishte vendosur të ankohet edhe në instanca më të larta, në Rektorat, mirëpo ankesa nuk iu kishte pranuar as aty.

Kandidatja e pranuar, Arshëresha Maloku studimet themelore (baçelor) i ka në fushën e sociologjisë, kurse ato master i ka përfunduar në Fakultetin për Shkenca Sociale në Universitetin e Tiranës, gjegjësisht në programin ‘Përkatësi gjinore dhe zhvillim’.

Ndërkaq, kandidati Labinot Kunushevci të dy nivelet – baçelor dhe master i ka përfunduar për sociologji, pikërisht në Departamentin e Sociologjinë. Aty prej nga e mori dijen ai provoi të bëhet bashkëpunëtor i jashtëm, por profesorët e tij nuk e vlerësuan. /Insajderi.com