Një faqe në Facebook me emrin, “E shes & e blej”, persona të ndryshëm postojnë oferta për shitje të thëngjillit. Në fotot të cilët publikohen në këtë faqe, ofrohet thëngjill me thasë dhe çmimi se sa kushton dhe numrin kontaktues.
“Shitet thëngjill me thas janë afër 500 copa thasë, thëngjilli a i terun kontaktoni në vib”, thuhet në njërin prej postimeve.
Sipas postimeve kjo shitje është duke u bërë fshatin Magure, shkruan Insajderi.
Mirëpo kujtojmë se së fundi Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë (MMPH), ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që ta marr vendim që thëngjilli mos të përdoret nga institucionet lokale dhe qytetarët.
Gazeta Insajderi javë më parë ka shkruar se si Qeveria ka dështuar ta ndalojë shitjen e thëngjillit.
Leutrim Sahiti zyrtar në ministrinë e Mjedisit ka thënë për Gazetën Insajderi se për ta parandaluar përdorimin e thëngjillit kanë krijuar një task – forcë.
Sahiti, ka thënë se pjesë e kësaj task – force janë tetë ministri. Ky organizim ndërministror ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të marrë vendim për ndalimin e thëngjillit.
“Janë tetë ministri, Ministria e Mjedisit është udhëheqëse, Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe Ministria e Punëve të Brendshme pjesë e kësaj task – force, mirëpo Qeveria nuk e ka nënshkruar ende vendimin” ka thënë Sahiti. /Insajderi.com
Dështimi i shtetit për ta ndalur shitjen e thëngjillit dhe dy vendet ku shitet publikisht