Ndjekësit kosovarë si audiencë dhe konsumatorë të rrjeteve sociale, meritojnë që të paktën të jenë të njoftuar se kanë të bëjnë me sponzorim, bashkëpunim e partneritet dhe kjo duhet të jetë e shënuar qartë në postime. Audienca ndjekëse mund të mos e dijë se sa fitohet nga postimet në rrjete sociale, por e meriton që obligimi financiar që del nga këto të hyra të shkojë në buxhetin e shtetit, njëjtë sikur obligimet financiare të të gjithë punonjësve tjerë që fitojnë të ardhura.
Nëse si punë për të sjellur të ardhura dikur mund të jetë konceptuar puna fizike, sot koncepti i punës është shumë më i gjerë, e të ardhura mund të sjellë edhe puna që nuk kërkon as praninë fizike vetëm në një vend pune. Përparimi i teknologjisë ka sjellur ndryshime rrënjësore në shumë fusha, e edhe në fitimin e të ardhurave, si dhe në përkufizimin e punës si koncept social dhe ekonomik. Procesi i punës është transformuardhe shpejtuar, e produktiviteti tenton maksimalizimin e vazhdueshëm.Sot, një postim disa sekondësh në rrjetet sociale përçohet 11 herë më shumë se sa një billborad i vendosur në qytet, për vënien e të cilit duhet disa orë punë fizike.
Por, fitimi i të ardhurave kërkon edhe deklarimin dhe kryerjen e obligimeve ndaj buxhetit të shtetit, procesqë ka filluarqë në Egjiptine Lashtë dheështë praktikuar zyrtarishtnë forma të ndryshme përgjatë gjithë historisë.Ky kontribut shkon në buxhetin që e menaxhon shteti dhe po shteti ua kthen qytetarëve në formë të shërbimeve të ndryshme.
Pyetja që ndeshet sot më shpesh ndër studiues është:Nëse tërë ky zhvillim teknologjik, a është përcjellur në mënyrë efektive duke ruajtur raportin e duhur tëobligimeve nëmes të tëardhurave dhe tatimit? Nëse për vendosjen e një billbordipunësohendisa punëtorë, ata fitojnë të ardhura nga të cilat obligohen të paguajnë kontributin ndaj shoqërisë si formë tatimi,pse kjo nuk po ndodh nga klikimi lehti postueshëm në Instagram apo çfarëdo rrjeti social, anipse kjo po gjeneron të ardhura njëjtë apo më shumë se sa billboardi.
Parë në këtë aspekt, a është me të vërtetë e nevojshme që të ketë tatim vetëm aty ku ka punë të vërejtshme, apo të ketë tatim çdo kund ku ka fitim?
Rrjetet Sociale si burim të ardhurash
Vjeshta e vitit 2018, përveç me audiencë në rritje në rrjetet sociale, e gjen Kosovën edhe me artikujt për pagesat e majme që persona të caktuar marrin nga postimet e tyre në këto rrjete, veçmas në Instagram. Dhe artikujt u referoheshin pikërisht personave që veprojnë në Kosovë dhe Shqipëri.Kjo mund të jetë e panjohur për audiencën ndjekëse, pasi që kurrë nuk është obliguar njoftimi i tyre për diçka të tillë, anipse ata kanë rënë pre e këtyre ndikimeve në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo edhe të pavetëdijshme.Krejt kjo duket edhe më e çuditshme,kur viti 2018 në shumë shtete tashmë shënon edhe kohën e praktikimit të pagesës së detyrueshme për çdo të ardhur të fituar nga rrjetet sociale.
Pikërisht nëverën e vitit 2018, Gjermaniapërshkohet me një debat të thellë për postimet e sponzoruara në rrjetet sociale, por atje në debatpërshihen qeveriadhevetë personat me ndikim në rrjetet sociale. Për këtë fenomen tashmë të njohur për popullësinë, qeveria gjermane ka vendosur që të gjithë ata që sponzorohen, kanë partneritet apo bashkëpunim për postimet e tyre në rrjetet sociale, duhet të deklarojnë të ardhurat e përfituara.Deklarimi duhet të bëhet në postim, me mbishkrimin e dukshëm që e tregon postimin si akt nga marrëveshja me kompaninë e caktuar.Por deklarimi nuk përfundon me kaq, pasi të ardhurat e fituara duhet të deklarohen edhe tek autoritetet përgjegjëse financiare, me ç’rast kryhen edhe obligimet ndaj shtetit.
Debati vazhdon më tej me pjesën lindore të Gjermanisë, më saktësisht në Gjykatën e Berlinit, e cila ka vendosur që personat me ndikim duhet të kenë kujdes edhe në paraqitjen hapurtëprodukteve dhe markave të caktuara.Anipse personi me ndikim nuk ka kurrfarë sponzorimi të marrë nga kompania e caktuar, vetëm përdorimi i dukshëm i produkteve të kompanisë, përmendja e tyre apo përdorimi isimboleve“@” dhe “#” në postim, duhet të deklarohet, në mënyrë që të bëhet e ditur se ai është reklamim i pasponzoruar.Kjo ështëarsyetuar se personi me shumë ndjekës automatikisht influencon masën në përzgjedhje, shije apo stil të jetesës.Pikërisht kjo është edheçështja që ka ngritur më së shumti pakënaqësi, pasiqëpersonat e klasifikuar si me ndikim edhepse nuk kanë kurrfarë sponzorimidhe duan të ekspozojnë produktet e blera vetëm për qejfin e tyre,detyrohenpërsëri të deklarojnëprejardhjen e produktit dhe arsyetimin e postimit, anipse nga kjo kanë përfitim zero.
Por kushjanë personat më me ndikim në rrjetet sociale të cilët duhet të deklarojnë të ardhurat? Sipas paktikës dhepërkufizimit në Gjermani, person me influencë është çdo person, i cili në rrjetet sociale ka më shumë se 50.000 ndjekës, pa marrë parasysh nëse personi mund të mos ketë bërë asgjë tjetër në jetën e tij ose mund të jetë shumë i famshëm në ndonjë fushë të caktuar; nuk ka dallim nëse për ate person rrjetet sociale janë punë primare apo vetëm hobi. Ndërsa, personat që kanë më pak se 50.000 ndjekës janë të liruar nga obligimi për deklarim të të ardhuravedhe ngaobligimipër deklarim të burimit të produkteve të tyre të ekspozuara.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka përkufizim të personave me ndikim, por deklarimin e të ardhurave e bëjnë të gjithë ata që fitojnë mbi 100 dollarë prej postimevenga partneriteti, sponzorimi apo ndonjë bashkëpunim, pa marrë parasysh numrin e ndjekësve. Në rast se përfitimi nuk është në formë të të ardhurave, por në formëtë produktit apo shërbimit, atëherë e mira e përfituar duhet të deklarohet dhe tatimi bëhet në bazë të vlerës reale të tregut.Për më tepër, në formularin e deklarimit të tatimit duhet të paraqiten edhe punësimet jozyrtare të personaveqë ndihmojnë mirëmbajtje e llogarisë apo të personave që fotografojnë, krejt kjo në rast se ata paguhen së paku 600 dollarë.
Përkufizimi i pagesës në rrjetet sociale, nënkupton çfarëdo pagese të bërë nga kompani apo njerëz të caktuar për personat me audiencë të lartë përcjellëse në rrjetet sociale; për ekspozimin, referimin apo animin e qëllimshëm etë paqëllimshëm nndaj një produkti, shërbimi ose marke.Dhe rrjete sociale mund të jenë Blogu, Youtube, Snapchat,Facebook, Tëitter, dhe shumë të tjera, e edheInstagrami që mbetet ndër rrjetet më lehtë të përdoruradhe të paguara.Shuma e përfitimit në Instagram varet nga bashkëpunimet individuale, rëndësia dhe popullariteti i personit apo edhe faktorë tëtjerë.Por në përgjithësipersonat që kanë 50.000-500.000 ndjekëspaguhen nga kompanitë prej 1000-5000 euro e më shumë për postim;ata që kanë 3000-10.000 ndjekës, mund të fitojnë 60-150 euro për një postim dhe personat me më pak se 1000 ndjekës, mund të paguhen me më pak se 20 euro përpostim.Burim itë ardhurave për personat me shumë ndjekës mund mund të jetë edhe pagesa e bërë drejtpërdrejtë nga Instagrami, por ajo është e ndarë nga kjo e kompanive.Ndërsa kategoritë e përfitimeve nga kompanitë janë disa sosh, nga ato për një postim të vetëm apo shpërndarjen në të gjitha rrjetet sociale, vetëm njëstorie në Instagram apo video 60 sekondëshe, dhe shumë kombinime tjera. Pagesat në kesh janë forma e preferuar e transkaksionit dhe në krejt këtë punë, persona tjerë si ndihmës mund të jenë të përfshirë.
Tatimi si kontribut nga të ardhurat
Shumica e vendeve ende u hedhin hi syve të qytetarëve qëllimshëm kur bëhet fjalë për reklamimin dhe sponzorimin në rrjetet sociale. Mirëpo, vazhdueshëm ka thirrje për fillimin serioztë intervenimit të shtetit në transaksionet me rrjetet sociale që përveç një kontrolli të të ardhurave, do t’i kontribuonte edhe mbrojtjes nga shkelësit e konkurrencës. Postimet e porositura janë arsyetuar si postime komerciale.Për më tepër, kryesisht qëllimet e postimeve nuk konceptohen drejtë nga konsumatori dhe shpesh ndikimi mund të çojë deri në pikën që mund të ketë pasoja individuale e sociale.
Kështu, edhe ndjekësit kosovarë si audiencë e edhe si konsumatorë, emeritojnë që së paku të jenë të njoftuar se kanë të bëjnë me sponzorim, bashkëpunim e partneritet dhe kjo duhet të jetë e shënuar qartë në postime.Audienca ndjekëse mund të mos e dijë se safitohet nga postimet në rrjete sociale, por e meriton që obligimi financiar nga këto të ardhura të shkojë tek buxhetii shtetit, njejtë sikur obligimet financiare të të gjithë punonjësve tjerë që fitojnë të ardhura.
Nëse Gjermania me 82 milion banorë ka caktuar se për të qenë person me ndikim duhet të kesh të paktën 50.000 ndjekës apo më pak se 1% të popullësisë gjermane, kush mund të jenë persona me ndikim në rrjetet sociale në Kosovë?Apo duhet të mirret modeli i SHBA-së ku çdo kush që fiton më shumë se 100 dollarë në këmbim të postimit të bërë, duhet të deklarojë të ardhurat dhe të kryejë obligimet.Mund të tingëllojë si temë e thjeshtëkjo dhe ka shumë tema tjera të komplikuara për të cilat mund të diskutohet, por edhe në Kosovë duhet të hapet debati për përkufizimin e personave me ndikim në rrjetet sociale dhe po kështu tëpërcaktohen edhe kriteret vlerësuese rreth të ardhurave të përfituara në këtë mënyrë.
Nëse një shoqëri funksionon në bazë të shërbimeve të shtetit prej buxhetit, i cili përbëhet nga kontributet e qytetarëve prej të ardhuravetë fituara, atëherë detyrimet duhet të jenë të barabarta për të gjithë anëtarët e asaj shoqërie. Jo domosdoshmërisht audiencë e lartë e ndjekësve do të thotë status, por tanimë pikërisht audienca e lartë po sjell bashkëpunime dhe të ardhura. Rrjetet sociale dhe tatimi shkojnë bashkë në momentin që këmbehet llogaria personale me të ardhurat.
Dhe duhet të kuptohet se ky këmbim sjell edhe obligim moral e financiar.
(Autorja është studente e doktoratës në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Lubjanës)