Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se shumë shpejt do t’i shkarkojë drejtorët e Vetëvendosjes në kryeqytet.
Ai ka thënë se e kanë pritur mjaft Vetëvendosjen, duke theksuar se Prishtina nuk duhet të jetë peng i inatave me VV-në.
“Dera është hapur, ta shohim bashkëpunimin. Por nuk mund ta lëmë Komunën dhe qeverisjen ta lëmë peng, jam kryetar i komunës dhe duhet të marrim përgjegjësi. Është zvogëluar komunikimi me drejtorët e VV-së, por po e them që nuk mundemi të mbetemi peng i kësaj situate. Kjo situatë karshi komunës dhe VV-së nuk mund të vazhdojë”, ka thënë Ahmeti në Rubikon.
Ahmeti vlerësoi se tashmë situate ka arritur në fund, duke bërë të ditur se drejtorët e rinjë do të vendosen shumë shpejt.
“Prishtinën e vendosi para një sjellje të tillë. Nuk e lejoj që Prishtina të bie peng i këtyre mosmarrëveshjeve. I falënderoj drejtorët për punën që e kanë bërë, pasi kemi qenë bashkë në shumë sfida. Është e pamundur tash është bërë mjaft. Kam dëgjuar që ata i kanë mbledhur edhe stafin e tyre”, tha Ahmeti.
I pari i Prishtinës foli edhe për “koalicionin” e përfolur me Partinë Demokratike të Kosovës.
Tha se këto thashetheme kanë nisur nga Vetëendosja, duke e mohuar një gjë të tillë.
“Thashethemja që doli në portale gjoja se jam para një koalicioni me PDK-në është nis nga VV-ja, për ta rritur koston e shkarimit. Nuk ka asgjë të tillë, nuk do të ketë bisedimet të tilla për koalicion me PDK-në”, deklaroi Shpend Ahmeti.
Ahmeti kritikoi gjendjen edhe në Kamenicë, ku tha se është situatë e njëjtë si në Prishtinë. /Insajderi.com