Tiranë, protestë kundër demarkacionit Kosovë-Mali i Zi

Tiranë, protestë kundër demarkacionit Kosovë-Mali i Zi

Një protestë kundër marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi është mbajtur këtë të hënë para selisë së ambasadës së Kosovës në Tiranë, njofton Top Channel.

Në të kanë marrë pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, por edhe studiues e historianë, të cilët kundërshtojnë marrëveshjen me argumentin se ajo i heq tokë territorit të Kosovës.

“Nuk kemi tokë për të falur”, “Jo territore për viza”, kanë qenë disa nga parullat e mbajtura nga manifestuesit në këtë tubim paqësor./Insajderi.com