Seanca për Demarkacionin e 1 shtatorit, me termin të ri

Seanca për Demarkacionin  e 1 shtatorit, me termin të ri

Zyra për media në Kuvendin e Kosovës, ka bërë të ditur se seanca plenare e paraparë për datën 1 shtator, do të shtyhet për një orë e gjysmë në po të njëjtën ditë.

“Arsyeja e shtyrjes është pjesëmarrja e përfaqësuesve të Kuvendit të Kosovës në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së KFOR-it”, thuhet në njoftim.

“Me pajtimin e anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës shtyhet për një orë e gjysmë seanca plenare e 1 shtatorit, për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për shënjimin e vijës kufitare. Seanca e paraparë të mbahej në orën 10:00, do të fillojë në orën 11:30”, thuhet në fund të njoftimit./Insajderi.com