Borxhet e Tribuna Channel ndaj gazetarëve – flet Rexhep Hoti

Borxhet e Tribuna Channel ndaj gazetarëve – flet Rexhep Hoti

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës si dhe njëkohësisht  Koordinator Nacional për Kulturë Rini dhe Sport, Rexhep Hoti ka arsyetuar borxhet e Tribuna Channel ndaj gazetarëve dhe punëtorëve të tjerë të këtij mediumi.

Hoti ka pranuar se vajzat e tij, Besiana Hoti është udhëheqëse e mediumit. Ka thënë se ka obligim moral ndaj njerëzve që vajza e tij u ka mbetur borxh, shkruan Insajderi.

Tribuna e mashtrimit – Televizioni që u ka mbetur mijëra euro borxh dhjetëra punëtorëve

Nënkreytari i PDK-së ka arsyetuar borxhin nga Tribuna Channel duke thënë se duhet të kuptohet për shkak se ka probleme financiare.

“Kam obligim moral ndaj atyre njerëzve që i janë mbetur borxh. Sepse aty është vajza ime udhëheqëse. Nuk e di se kur, po do t’i marrin ato. Duhet kuptuar se njerëzit kanë telashe financiare dhe munden me i mbet borxh dikujt”, ka thënë ai në TV Dukagjini.

“Tribuna nuk është medium që merre para nga shteti siç ndodh me media tjera. Ky është problemi qe nuk ka para”, ka shtuar më tej Hoti.

Insajderi kishte publikuar këtë verë rrëfimin e disa prej gazetarëve dhe punëtorëve të tjerë që Tribuna Channel u kishte mbetur borxh dhe nuk ua kishte dhënë pagat. Drejtoresh e këtij televizioni është Besiana Hoti, vajza e nënkryetarit të PDK-së.

Tribuna e mashtrimit – Televizioni që u ka mbetur mijëra euro borxh dhjetëra punëtorëve