Selimi thotë se nuk do ta rrëzojnë qeverinë me votat e Listës Serbe

Selimi thotë se nuk do ta rrëzojnë qeverinë me votat e Listës Serbe

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi po vazhdon të insistojë se opozita nuk duhet të bashkëpunojë me Listën Serbe për ta rrëzuar qeverinë.

Ai ka thënë se qeveria duhet të rrëzohet vetë, por jo për faktin e vendosjes së masës ndaj mallrave serbe.

“Ashtu siç ju patem paralejmëruar para një viti në seancën e Kuvendit të Kosovës, erdhi dita që njëri nga partnerët e koalicionit qeverisës – Lista Serbe po e kërkon rrezimin e Qeverisë Haradinaj.  Por, ashtu siç nuk jemi bërë bashkë me Listën Serbe as për ta votuar Haradinajn, poashtu edhe nuk bashkëpunojmë me Listën Serbe as për ta rrezuar atë”, ka shkruar deputeti i VV-së në facebook.

Ai ka dhënë edhe disa arsye që sipas tij qeveria Haradinaj duhet të rrëzohet.

E ka cilësuar si qeveri të paaftë dhe të skandaleve.

“Qeveria Haradinaj vërtetë duhet të rrezohet, sa me shpejtë aq më mirë, por jo nga Lista Serbe pë shkak të taksës ndaj mallrave serbe por nga qytetarët e Kosoves dhe pozita për shkak se Qeveria Haradinaj është qeveri e paaftë, qeveri e skandaleve e mbi te gjitha nje qeveri e pa drejtë”, ka shkruar Rexhep Selimi.

Ndryshe Lista Serbe dje ka bërë të ditur se e përkrahë në çdo moment rrëzimin e qeverisë. /Insajderi.com