PDK: Me shqetësim kemi përcjellë ngjarjet e sotme

PDK: Me shqetësim kemi përcjellë ngjarjet e sotme

Partia Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka reaguar lidhur me arrestimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, përmes së cilës thotë se me shqetësim të madh i ka përcjellë ngjarjet e sotme.

Ky subjekt politik, ka ftuar organet e rendit dhe ligjit që të ndërmarrin hapa ligjorë kundër atyre që “nëpërmjet metodave dhe aksioneve para-militare kanë degraduar sigurinë në vend dhe kanë cenuar lirinë e secilit qytetar të Kosovës”.

“Partia Demokratike e Kosovës, si partia më e madhe dhe me besimin më të madh të qytetarëve në vend, do të kundërshtojë fuqishëm forcat destabilizuese dhe do të jetë garant e funksionimit të shtetit të pavarur dhe sovran. Çdo veprim që bie ndesh me ligjin, që cenon lirinë, sigurinë dhe jetën e qytetarëve, do të jetë i dënueshëm”, shkruan në komunikatë. /Insajderi.com