Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka shfrytëzuar vizitën në Paris për shumë takime, e biseda me liderë të shteteve botërore.
Ai sot ka publikuar disa fotografi nga një takim me presidentin rus, Vladimir Putin.
Pak moment më parë, presidenti që ditëve të fundit është shumë aktiv në rrjete sociale, ka publikuar pamje edhe nga takimi me kanceralen Merkel.
Atë e ka falënderuar në gjuhën gjermane për përkrahjen që sipas tij ia ka dhënë Kosovës, transmeton Insajderi.
“Shumë faleminderit kancelaresa Merkel për një diskutim të mirë këtë javë, dhe për përkrahjen e vazhdueshme për arritjen e një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë, dhe gjithashtu për përkrahjen e Kosovës në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së”, ka shkruar Thaçi në tëitter.
Thaçi në Paris, ka qëndura me ftesë të Macronit. /Insajderi.com