Për zëvendëskryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj, takimi i Thaçit me Putinin është moment i ri në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës.
H" />

Hoxhaj reagon për takimin ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit

Hoxhaj reagon për takimin ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit

Për zëvendëskryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj, takimi i Thaçit me Putinin është moment i ri në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës.

Hoxhaj e sheh si njohje të realitetit të Kosovës së pavarur të Kosovës këtë takim, derisa kritikon partitë politike në vend që sipas tij po shohin vetëm bardhë e zi.

“Takimi i presidentit Thaçi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin është një moment i ri në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës. Është një ngjarje pozitive dhe njohje e realitetit të Kosovës së pavarur”, ka shkruar Hoxhaj.

“Është për keqardhje reagimi i disa partive politike në Kosovë të cilët funksionojnë në skema bardhë e zi të të menduarit dhe nuk i njohin zhvillimet ndërkombëtare përtej pragut të partive të tyre”, ka shtuar ai më tej.

Sipas Hoxhajt, “presidenti i çdo vendi, edhe i yni, është simbol i sovranitetit në raport me botën e jashtme dhe zërat e shqetësuar duhet të jenë në Serbi dhe jo në Kosovë”.

“Nuk ka qenë Serbia por Rusia ajo që e ka bllokuar anëtarësimin tonë në OKB”, ka thënë Hoxhaj.

Kritika për këtë takim kishte edhe në Serbi. Ish-ministri i Jashtëm, Vuk Jeremiq, ka thënë se “ky takim i turpshëm u mundësua nga Aleksandër Vuçiq”.

Kritika të ashpra në Kosovë ka shfaqur deputetja Vjosa Osmani.