Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar presidentin e vendit, Hashim Thaçi, se rrezikon të shkarkohet nga posti i tij, nëse në dialogun me Serbinë bisedon për shkëmbim territoresh.
Haradinaj ka thënë në televizionin T7, se nëse Thaçi nënshkruan ndonjë marrëveshje me serbët, e cila cenon territorin e Kosovës, presidenti do të shkarkohet.
Haradinaj ka thënë se edhe partia që ai udhëheq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të votonte për rrëzimin e Thaçit nga posti i tij, “nëse ai nënshkruan diçka që cenon territorin e Kosovës”.