Soltes: Ka ende kohë të binden disa vende të BE-së për liberalizimin e vizave

Soltes: Ka ende kohë të binden disa vende të BE-së për liberalizimin e vizave

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes ka thënë se “nuk duhet lejuar që të ketë aparteid me vizat për Kosovën”.

Ai i ka thënë Radios Evropa e Lirë se nuk i din arsyet pse disa vende anëtare të Bashkimit Evropian refuzojnë të japin pëlqimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Komentet e eurodeputetit slloven, pasojnë deklaratat e ditëve të fundit të disa zyrtarëve të Bashkimit Evropian se heqja e vizave për qytetarët e Kosovës mund të merr më shumë kohë sesa që pritej. Pritjet ishin që liberalizimi i vizave të merrte dritën e gjelbër në dhjetor të këtij viti, por kohët e fundit janë shtuar zërat skeptik brenda BE-së rreth kësaj mundësie.

Megjithatë ai shpreson se kjo çështje do të jetë në agjendën e Këshillit të Ministrave në dhjetor të këtij viti.