Festo Festën e Flamurit shqiptar në Beograd. Një ofertë e tillë është përhapur me të madhe në Shqipëri. Janë të shumta agjencitë e udhëtimeve që po ofrojnë festim të 28 Nëntorit në Serbi.
Duke qenë dita e pavarësisë së shtetit shqiptar e shpallur më 1912 nga Ismail Qemali, Tirana zyrtare e ka ditë pushimi 28 nëntorin.
Këtë gjë e kanë shfrytëzuar bizneset, duke mos e menduar fare të kaluarën dhe armiqësinë shekullore me Serbinë, e cila edhe sot vazhdon lobimin kundër shqiptarëve.
Bizneset nga Shqipëria propozojnë që festën e 28 nëntorit të kalohet në Beograd.
Që prej 1997 populli shqiptar më 28 Nëntor feston edhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në skenë e një vit më vonë edhe Ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari.
Nuk dihet sa ka qenë interesimi i shqiptarëve për të kaluar këtë festë në një vend historikisht armik, por ofertat e tilla po shtohen çdo ditë.