
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ndau 50 mijë euro për rajonet e goditura nga vërshimet në Maqedoni, të cilat janë të banuara me shqiptarë .
Këtë lajm e dha Enver Hoxhaj ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, duke thënë se Maqedoni ka kërkuar ndihmë nga vendi ynë në frymën e fqinjësisë së mirë.
“Janë goditur pjesë të lokaliteteve të banuar me shqiptarë, Maqedonia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ka kërkuar ndihmë në frymën e fqinjësisë së mirë. Konsideroj se Qeveria duhet të ndjekë shembullin e shteteve të tjera dhe të votohet ndihma prej 50 mijë euro për shtetin e Maqedonisë”, ka thënë ai.