Maqedonia paraqet kërkesë për ekstradimin e Guevskit

Ministria e brendshme e Maqedonisë i ka dërguar letër Ministrisë së drejtësisë në të cilën kërkon që t’i paraqitet kërkesë autoriteteve hungareze për ekstradimin e ish kryeministrit Nikola Gruevski.

Maqedonia paraqet kërkesë për ekstradimin e Guevskit

Sipas ligjeve të Hungarisë, Gruevski mund të kërkojë azil me kusht të ketë statusin e personit i cili është nën mbrojtje apo statusin e personit të pranuar, dhe procedura zgjatë deri në 90 ditë, raporton televizioni maqedonas Telma TV.

Sipas të drejtës ndërkombëtare, por edhe të Hungarisë, i huaji ka të drejtë të kërkojë azil nëse në vendin e tij i është ekspozuar ndjekjes, torturës apo i janë shkelur seriozisht të drejtat e njeriut.

Në bazë të ligjit por edhe nga eksperienca, autoritetet hungareze do të duhet të deklarohen për kërkesën e Gruevskit për azil në afat prej 8 deri 15 ditësh, ndërsa për kërkesë për realizimit të drejtës për azil prej 45 deri 90 ditë.

Gruevski, ndaj të cilit është paraqitur fletë arresti ndërkombëtar për shkak të vuajtjes së dënimit me burg prej dy vjetësh në rastin Tanku, të martën ka publikuar në profilin e tij në Facebook se gjendet në Budapest, ku ka kërkuar azil politik për shkak të “ndjekjes politike”./Insajderi.com.