Kompania e njohur Zara, ditëve të fundit pritet të zbarkojë edhe në Kosovë.
Kjo ka ekzaltuar shumë adhurues të kësaj kompanie, që janë shprehur të lumtur me ardhjen e këtij brendi.
Por në postimin e Zara-s në facebook, emri i Kosovës dhe Prishtinës është shkruar në gjuhën serbe.
Kjo është shkruar në një fotografi, ku ky brend jep njoftimin për hapjen e dyqanit.
“Dear Kosovo, Priština, now open”, shkruhet në këtë fotografi.
Në disa prej komenteve, qytetarët nga Kosova kanë kërkuar që kjo kompani ta njohë Kosovën.
“Dear Zara, it’s Kosova, Prishtina”, ka shkruar një komentuese.
“Zara mundohuni me njofte pak tregun dhe kontekstin”, ka thënë një tjetër komentues në këtë postim.
Dyqanet e kësaj kompanie pritet të hapen që nga dita e nesërme. /Insajderi.com