Këshilltari i presidentit e tregon pyetjen që Thaçi i bëri Putinit

Këshilltari i presidentit e tregon pyetjen që Thaçi i bëri Putinit

Manifestimin e organizuar në shënimin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në Paris, presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka shfrytëzuar për të takuar liderët më të fuqishëm të botës.

Ai ka takuar edhe presidentin rus, Vladimir Putin, i cili, sipas Thaçit, i ka thënë se çfarëdo marrëveshje që arrihet mes Kosovës dhe Serbisë, Rusia e përkrah.

Këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku, ka folur për takimin e Presidentit me homolgun e tij rus, Vladimir Putin gjatë shënimit të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris.

“Presidenti ka shfrytëzuar këtë mundësi të jashtëzakonshme që në mënyrë direkte, drejtpërdrejt, t’i bëjë atë pyetjen e vetme e cila na intereson neve si shtet dhe si qytetarë se në qoftë se ne arrijmë marrëveshje me Serbinë a do të jetë Rusia pengesë edhe më tutje apo jo për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”, tha Çollaku, në rtv21.

Sipas tij në kuadër të shënimit të këtij përvjetori të Luftës së Parë Botërore Kosova ka arritur maksimumin në kuadër të diplomacisë.