Driton Gashi, ish-shef në Agjencinë Kosovare për Intelegjencë po raporton para Komisionit, për deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova.
Deportimi i gjashtë gylenistëve, ndodhi në kohën kur AKI-ja drejtohej nga Gashi, shkruan Gazeta Insajderi.
Ai u largua nga kjo pozitë pikërisht pas reagimeve të shumta që erdhën në lidhje me këtë rast.
Veç Gashit, sot para Komisionit Hetimor pritet të raportojnë edhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe Inspektori i Përgjithshëm në AKI, Shkelzen Sopjani. /Insajderi.com