Shpenzimet milionëshe të MPJ-së dhe Presidencës për lobim

Gati 900 mijë euro ka shpenzuar Ministria e Jashtme për lobim, që nga viti 2010. Shpenzime marramendëse ka bërë edhe Presidenca. Një kontratë mes këtij institucioni dhe kompanisë “Ballard Partners INC” i kushton Kosovës 52 mijë dollarë në muaj. Gazeta Insajderi ka siguruar dokumentet që MPJ dhe Presidenca i kanë paraqitur para Komisionit Hetimor, që është krijuar për të hetuar shpenzimet e lobimit.

Shpenzimet milionëshe të MPJ-së dhe Presidencës për lobim

Një kontratë që zyra e presidentit e ka nënshkurar më një kompani amerikane në dhjetorin e vitit të kaluara, i ka kushtuar buxhetit të Kosovës më shumë se 260 mijë euro deri më tani.

Kontrata mes Presidencës dhe kompanisë “Ballard Partners”,  parasheh që Kosova t’i paguajë 52 mijë dollar në muaj kësaj kompanie, për lobim, shkruan Gazeta Insajderi.

Vlera totale e kontratës shkon në 1 milionë e 248 mijë euro, gjatë dy viteve sa do të zgjasë marrëveshja e nënshkruar në dhjetorin e 2017-ës.

Kontratën që Presidenca e ka shpalosur para Komisionit hetimor parlamentar, tregon se Kosova kryen pagesat për zbatimin e kësaj marrëveshje çdo tre muaj.

“Detyrat e Ofruesit të Shërbimeve është të konsultohet me Autoritetin Kontraktues dhe të avokoj në emër të tij për ato cështje që Autoriteti Kontraktues i konsideron të nevojshëm dhe të përshtatshëm para qeverisë federale të SHBA-së. Çështjet dhe objektivat mund të përfshijnë, por nuk mund të kufizohen në, zgjerimin e marrëdhënieve SHBA – Kosovë, forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit, zbatimin e antiterrorizmit të përbashkët dhe përpjekjeve ushtarake, avancimin e iniciativave të rritjes ekonomike dhe shtyrjen përpara të integrimit të Kosovës në struktura evropiane dhe euro-atlantike dhe që kanë të bëjnë me të kaluarën”, thuhet në njërën nga pjesë e kësaj kontrate që e ka siguruar Gazeta Insajderi.

Në lidhje me këtë kontratë, në fundin e muajit shtator para komisionit kishte raportuar Fehmi Selimi, drejtor i departamentit të Administratës dhe Buxhetit në Zyrën e Presidentit.

Kurse më 2 korrik kryetari i këtij komisioni, Dardan Sejdiu kishte bërë kërkesë që të ketë çasje në kontratën e Presidencës me “Ballard Partners INC”.

“Ofruesi i shërbimeve do të marrë nga Autoriteti Kontraktues (Presidenca) 52 mijë dollar në muaj për këtë marrëvshje. Tarifa do të paguhet në 8 këste të barabarta, të paguara në fund të çdo tre mujori, deri në përfundimin e marrëveshjes. Kjo marrëveshje hynë në fuqi më 2 dhjetor 2017, dhe mbetet në fuqi deri më 21 dhjetor 2019”, thuhet në kontratën e Presidencës me këtë kompani.

Në mbledhjen e komisionit që ishte mbajtur në shtator, deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ishte interesuar të dijë nëse shpenzimet janë shfrytëzuar edhe për librin e presidentit.

Në transkriptet e Komisionit që i ka siguruar Gazeta Insajderi, Vjosa Osmani pyet nëse është bërë ndonjë pagesë nga parat e shtetit për këto promovime.

Mirëpo, Musliu kishte deklaruar se nga buxheti i presidencës nuk ka pasur pagesa të tilla.

Milionat e Ministrisë së Jashtme në lobim:

Shuma të mëdha parash për lobim ka shpenzuar edhe diplomacia kosovare ndër vite. Në dokumentet që i ka siguruar Gazeta Insajderi, bëhet e ditur se prej vitit 2010 deri tash, MPJ ka bërë shpenzime për lobim në vlerë 892 mijë euro.

Ky dokument që i ka shkuar Komisionit hetimor parlamentar, tregon për marrëveshjet që Ministria e Jashtme kishte me kompanitë e huaja dhe çmimet e kontratave.

Si “shërbime këshillëdhënësve” janë shumica e marrëveshje që MPJ i ka bërë me kompanitë ndërko9mbëtare, në emër të shpenzimeve për lobim.

Vetëm brenda vitit 2017, Qeveria i ka pagauar rreth 325 mijë euro kompanisë “Alston e Bird LLP”. Shpenzime që janë arsyetuar për këshilla intelektuale.

Kjo kompani këshillohet nga ish-senatori Bob Dole, për të cilin Insajderi ka raportuar më herët se është “mik i madh i shqiptarëve”.

Shumica prej marrëveshjeve, MPJ i ka pikërisht me kompaninë pjesë e së cilës është edhe Dole.

275 mijë euro tjera i ka paguar MPJ komapnisë “Squire Patton Baggs”. E kjo vetëm në periudhën korrik-dhjetor të vitit 2016.

Me kompaninë “Cambridge Academy of Flobal Affairs”, MPJ i ka bërë tri pagesa.

Në total kjo kompani ka marrë nga Qeveria e Kosovës, në vitin 2016 dhe 2017, 40 mijë euro.

Gazeta Insajderi ka raportuar edhe më herët për problemet që Komisioni Hetimor i ka në sigurimin e dokumentacioneve nga institucionet.

Insajderi pati raportuar edhe për kontrata e Presidencës për lobuesin e afërt me Trumpin.

Ndryshe raporti final i Komisionit Hetimor pritet të publikohet në muajin dhjetor. /Insajderi.com