Memli Krasniqi flet për herë të parë për posedimin e kriptovalutave

Memli Krasniqi flet për herë të parë për posedimin e kriptovalutave

Memli Krasniqi është deputeti i vetëm i Kuvendit të Kosovës që në deklarimin e tij të pasurisë ka treguar se posedon kriptovaluta.

Krasniqi në intervistën për “Gazetën Insajderi”, ka folur për herë të parë për ‘fiksimin’ e tij ndaj monedhave digjitale.

“Unë për vete e kam “zbuluar” konceptin e bllokchain-it apo zingjirit të blloqeve sepse nuk kemi fjalë tjetër në shqip vite më parë. Normalisht që bitcoin si kriptovaluta kryesore apo burimore ka qenë e para për të cilën jam interesuar, por, që duke mos qenë shumë i dhënë mbase kriptografisë fillimet e leximeve i kam pasur pak problematike po flasë për vitin 2014- 2015 e kështu me radhë”, ka thënë ai për Insajderin.

Deputeti i PDK-së ka thënë se çështja e siç i quan ai monedhave digjitale është lidhur me bindjet e tija.

Ai ka thënë se pasi që ka investuar në këto monedha ka dashur edhe që t’i deklarojë ato në Agjencinë Kundër Korrupsion. Sipas tij as në AKK nuk kanë ditur se si duhet të deklarohen kriptovalutat.

“Unë i kam shkruar Agjensionit kundër Korrupsion duke iu kërkuar të më tregojnë se si ti deklarojë, sepse, nuk kanë dituar as ata të shkretit çka me bo me kriptovaluta nuk i fajësojë është diçka e re në krejt botën dhe kjo është arsyeja”, ka thënë ai.

Dhjetori i vitit 2017 dhe fillimi i janarit të 2018, sipas tij kanë qenë pjesë e euforisë të madhe globale për sa i përket kriptovalutave.

I pyetur për atë se a ka ai kriptovaluta në vlerë prej rreth 30 mijë euro, Krasniqi ka thënë se është gabim që monedhat digjitale të kthehen në vlerë monetare.

“Gabimi themelor është nëse ne i japim vlerë monetare kriptovaluta, unë as nu ke kam ditur, dikush prej gazetarëve ma ka bërë njëfarë vlerësimi ka shkuar i ka shikuar besoj në njëri prej këtyre uebfaqeve se cila është vlera e atyre kriptovalutave që unë i kam pasur në posedim dhe pastaj e kanë bërë një kalkulim”, ka thënë ai për Insajderin.

Ndërsa sa i përket asaj se a duhet Kosova të krijojë Infrastrukturë ligjore për kriptovalutat, ai ka thënë se po duhet duke shpjeguar arsyet pse.

“Absolutisht po Kosova duhet të krijojë infrastrukturë ligjore për kriptovalutat, mendoj që është një mundësi e hatashme për Kosovën që të jetë njëri ndër shtetet pioniere në rregullimin legjislativ dhe financiar sa i përket kriptovalutave, unë mendoj që ne më së miri do të ishte ta merrnim shembullin e Maltës”, ka thënë ai.

Krasniqi ka thënë se kryesisht të dielave i përcjell çka ka ndodhë me secilën prej këtyre kriptovalutave ose për ndonjë të re që del në treg, varësisht prej bindjes së tij ose blenë ose shet dhe sot besoj që shumicën prej atyre që i kam pasur në mars të këtij viti i kam sasi të tjera.

Ai ka thënë se është gabim të mendohet se monedhat digjitale janë skema të pasurimit të shpejtë./Insajderi.com 

Intervistë me Memli Krasniqi

Intervistë me shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së Memli Krasniqin

Posted by Insajderi on Thursday, 15 November 2018