Një aktivist i VV-së aderon në AAK, Boiken Abazi kujdeset për ta njollosur brenda ditës

Një aktivist i VV-së aderon në AAK, Boiken Abazi kujdeset për ta njollosur brenda ditës

Boiken Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje ka qenë i menjëhershëm me reagimin e tij për kalimin e një aktivisti të kësaj partie në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Abazi është përpjekur që ta njollos aktivistin e ri të AAK-së duke thënë se ai i ka ndërruar parti për shkak se i është premtuar shlyerja e borxheve.

Anëtari i VV-së ka shkuar edhe më tej duke akuzuar ish aktivistin e kësaj partie se për para e favore ka hedhur idealet.

“E pashë sot në Prishtinë ish aktivistin (F.F.) nga Mitrovica para se të bëhej publike kalimi i tij në AAK, e cila i ka premtuar se do i shlyejë borxhet. Më kaloi ngjitur. Ishte me Donika Kadajn. Më pa në sy e më njohu. Nuk e hapi gojën. Më vonë e kuptova pse”.

“E kishte hedhur veten në tregun e këmbimit të idealeve me pare e favore. Aty ku nga aktivist shndërrohesh në mercenar. Uli sytë dhe vazhdoi rrugën bashkë me eksperten e këtij tregu. Kur u ktheva në zyrë të pyesja çfarë ka ndodhur me F.F., pashë mbi 40 qytetarë të gëzuar që sot u anëtarësuan të gjithë bashkë në LV … përpara!”, ka shkruar Abazi në Facebook.