Një aksion i pastrimit do të zhvillohet në Liqenin e Badovcit në Prishtinë.Ky aksion po bëhet në kuadër të fushatës ” Ta pastrojmë Kosovën”, aksioni është paraparë të fillojë në orën 11.
Aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” organizohet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj i cili u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve dhe qytetarëve të vendit që t’i përgjigjen thirrjes për pastrimin e vendit nga mbeturinave.
Në aksion kanë njoftuar se do të marrin pjesë kompanitë e pastrimit, FSK, Policia e Kosovës, KFOR-i, agjencitë e ndryshme shtetërore, ministritë, komunat, nxënësit dhe mësimdhënësit, kompanitë private e të tjera.
Aksioni ka filluar në shtator dhe do të zgjasë deri me 13 dhjetor.