Pas dokumentarit të InDoks, Prokuroria flet për grabitjet në Kosovë 

Pas dokumentarit të InDoks, Prokuroria flet për grabitjet në Kosovë 

Pas dokumentarit të InDoks “Biznesi i grabitjeve” i cili u transmetua mbrëmë në RTV Dukagjini, dhe live në Insajderi, Prokuroria Themelore në Ferizaj, dhe ajo në Gjilan kanë dhënë përgjigje për rastet e grabitjeve të armatosura.

Në përgjigjen e tyre thuhet se Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë  vitit të shkuar ka pranuar 13 raste të grabitjeve të armatosura, dhe se në tri prej tyre ka ngritur aktakuzë pas hetimeve. Ndërsa në vitin 2018 Prokuroria ka pranuar 12 lëndë të grabitjeve me armë.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë vitit 2017, ka pranuar 13 raste të grabitjeve të armatosura nga neni 329 i KPRK-së dhe në tri raste Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë pas hetimeve. Në këto 3 raste janë të përfshirë gjithsej tetë persona. Ndërkaq, në vitin 2018, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka pranuar 12 lëndë të grabitjeve me armë nga neni 329 të KPRK-së Një rast është në procedurë hetimore”, thuhet në përgjigjen e tyre.

InDoks ka pyetur Prokurorinë se në sa prej rasteve të hetimeve nuk janë gjetur ende kryersit e veprave, dhe ata kanë thënë se janë dhjetë raste ku nuk dihen kryesit e veprave penale.

“Në vitin 2017 dhe në vitin 2018 në Prokurorinë Themelore në Ferizaj janë 10 raste kur nuk dihen kryesit e këtyre veprave penale”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ata kanë treguar se është vetëm një rast për veprën penale; grabitje e armatosur e cila ende është ne procedurë hetimore.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka një rast për veprën penale Grabitje e armatosur, e cila është ende në procedurë hetimore. Sa i përket llojeve të bizneseve , banka “Raiffaissen Bank” gjatë vitit 2018, ka qenë e atakuar dy herë nga grabitjet me armë. Gjatë këtyre dy viteve, në rastet në fjalë, viktima kanë qenë gjithsej 29 persona privat”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

InDoks | Biznesi i grabitjeve

InDoks | Biznesi i grabitjeve- Së paku mbi 200 grabitje të armatosura kryhen çdo vit në Kosovë. ▪️ Kush janë grupet që i kryejnë ato❓▪️ Sa është dëmi që biznesi kosovar e ka nga ky krim❓▪️ Pse në këtë biznes kriminal janë të përfshirë kosovarë të varfër e të pashpresë❓▪️ Si u prek nga ky krim Hashim Thaçi e si u tentua të fajësohet Ramush Haradinaj❓#InDoks në këtë dokumentar do të hetojë lidhjet e Policsë së Kosovës me këtë krim si dhe lidhjet që kanë me grabitës të dënuar krerët e AKI-së. Sonte, ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe #Liive në Insajderi.

Posted by Insajderi on Sunday, 18 November 2018

Ndërsa Prokuroria Themelore e Gjilanit, kanë treguar se gjatë vitit 2017 deri në muajin tetor të vitit 2018  ka pranuar tetë raste të grabitjeve të armatosura, dhe në pesë raste nga këto kanë qenë të përfshirë 18 persona.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, gjatë vitit 2017 deri në muajin tetor 2018, ka pranuar 8 (tetë) raste, sa i përket grabitjeve të armatosura, me gjithsej 25 (njëzetepesë) persona/të dyshuar. Për 5 (pesë) raste të tilla, në të cilat kanë qenë të përfshirë 18 (tetëmbëdhjetë) persona/të pandehur, prokuroria ka ushtruar edhe kërkesat për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve, në të cilat pas zhvillimit të hetimeve edhe janë ngritur aktakuza”, thuhet në përgjigjën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit”, thuhet në Prokurorinë Themelore të Gjilanit.

Ndërsa në dy raste janë përfshirë katër persona.

“Në 2 (dy) raste, në të cilat janë të përfshirë 4 (katër) persona/të pandehur, pas zhvillimit të hetimit janë ngritur aktakuza, si dhe për një rast, me 3 (tre) persona/të dyshuar janë duke u zhvilluar hetimet”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Gjilanit. /Insajderi.com