U raportua se ndodhet në “listën” e Burdushit – reagon Adelina Berisha

U raportua se ndodhet në “listën” e Burdushit – reagon Adelina Berisha

Këngëtarja Adelina Berisha ka thënë se nuk është e vërtetë që ka kërkuar ndihmë mjekësore tek i ashtuquajturi mjek popullor, Hysri Peqani – i njohur si Burdushi.

Adelina Berisha, siç raportoi sot Gazeta Express, ndodhet në listën e figurave publike që kanë kërkuar ndihmë tek Burdushi. Por, këngëtarja e mohon këtë fakt.

“Jo, nuk ka shanca. Dikush e ka ndoshta zanin si temin, po unë nuk ka shancë [me qenë në ato inçizime], v.j. Ju mundeni me i ba problem veti me publiku, por nuk ka shancë. Unë jam fytyrë publike, tash njerëzit folin, por nuk është e vërtetë”, ka thënë Berisha.

Gazeta Express ka raportuar se ka qëndruar gjatë javës së shkuar në shtëpinë e Burdushit, dhe se ka parë inçizime të figurave publike që kanë qenë në shtëpinë e tij.