Papa: Skënderbeu heroi që mbrojti vlerat shpirtërore të Krishterimit

Papa: Skënderbeu heroi që mbrojti vlerat shpirtërore të Krishterimit

Papa Françesku ka takuar një grup pelegrinazhin shqiptarë të cilët janë në Romë gjatë përkujtimit të 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot – Skënderbeut.

Papa theksoi “historinë e lashtë dhe të lavdishme” të Shqipërisë  duke thënë se është një pjesë integrale e Evropës me kulturën e saj unike, raporton Vaticanneës.va

Ai tha se Skënderbeu po kujtohet si heroi i një popullit të fortë dhe bujar i cili sipas tij mbrojti vlerat shpirtërore në emër të krishterë, shkruan Insajderi.

“Ne po kujtojmë dhe festojmë për Gjergj Kastriot – Skënderbeun, një bir heroik i një populli të fortë dhe bujar, i cili mbrojti me guxim vlerat shpirtërore dhe emrin e krishterë”, tha ai.

Më tej tha se Skënderbeu “e futi identitetin kulturor shqiptar me veprat e tij, duke u bërë një simbol i padiskutueshëm i kohezionit dhe unitetit kombëtar “.

Po ashtu ai më tej foli për emigrimin e shumë të krishterëve pas vdekjes së Skënderbeut dhe pushtimit të mëvonshëm të Shqipërisë dhe përshëndeti praninë e Italo-Shqiptarëve në mesin e pelegrinëve.

“Shpresoj sinqerisht që ky përvjetor nuk do të kufizohet vetëm në kremtimin e lavdisë së veprave të kaluara,” tha Papa,

Shembulli i Skënderbeut, Papa Françesku tha se “ka shprehur vlefshmërinë e karakterit shqiptar”. Në veçanti, ai vuri në dukje “klimën e respektit dhe besimit të ndërsjellë” ndërmjet katolikëve, ortodoksëve dhe myslimanëve.

Kujtojmë që në romë ka qenë edhe këngëtarja kosovare Dua Lipa për të kujtuar 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut