Edhe dy shtete të tjera deklarohen pro anëtarësimit të Kosovës në Interpol

Edhe dy shtete të tjera deklarohen pro anëtarësimit të Kosovës në Interpol

Pro anëtarësimit të Kosovës në Interpol  janë deklaruar edhe dy shtete: Pakistani dhe Guajan.

Tashmë kanë mbajtur fjalimet 24 shtete, ndërsa së shpejti pritet të votohet nëse Kosova do të anëtarësohet apo jo në Interpol.

Më herët Insajderi kishte deklaruar  se Bjellorusia dhe Maroku janë deklaruar kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol, raporton Insajderi.

Teksa pro janë deklaruar fillimisht Turqia dhe Arabia Saudite.