Haradinaj tregon nëse është konsultuar me Thaçin për rritjen e taksës

Haradinaj tregon nëse është konsultuar me Thaçin për rritjen e taksës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë detaje në liodhje me taksën prej 100% që e kanë vendosur për produktet e Serbisë.

Shefi i ekzekutivit kosovar ka thënë se për këtë vendim është konsultuar me Veselin dhe Limajn, por jo edhe me Thaçin.

“Nuk kam mbërri me bisedu me presidentin pasi është jashtë shtetit, por kam folur me Veselin e Limajn”, deklaroi Haradinaj në T7.

Ai tutje foli edhe për mundësinë që të rriten çmimet e produkteve. Tha se nëse ndodhë një gjë e tillë, atëherë faji është i tregtarëve, transmeton Insajderi.

“Nëse rriten çmimet janë keqpërdorimet të tregtarëve. S’ka nevojë me u rrit çmimet. Nuk ka arsye që ta keqpërdorin këtë situatë. Duhet të rrisin importet nga drejtime tjera, se ka lëndë të parë gjithkund në botë”, tha Haradinaj.

Duke folur për vendimin e ri, kryeministri përmendi edhe lobimin e ashpër që Serbia e bën kundër Kosovës.

“Ju e patë  çasjen e Serbisë dje, nuk po shohim relaksim, por po shoh tendencë me e zhbë Kosovën. Jam për të vazhduar dialogu, kemi nevojë për bisedime, por duhet ta mbrojmë interesin tonë. Serbia neve na e ka bërë këta qe 20 vjet edhe e kemi vazhduar dialogun”, përfundoi Ramush Haradinaj.

Ndryshe pas vendimit për taksën prej 100%, institucionet u kanë bërë thirrje prodhuesve vendorë që ta përmirësojnë cilësinë. /Insajderi.com